Pendarovski dekreton ligjet e refuzuara nga Ivanov


E premte, 17 Maj 2019

SHKUP – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot i nënshkroi dekretet për shpallje të ligjeve për gjykatat, për kontestet administrative, për kundërvajtje dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore.

Bëhet fjalë për ligje sistematike, dekretet e së cilës për shpallje nuk u nënshkruan nga ish-presidenti Gjorge Ivanov.

Presidenti Pendaroski, kumtuan nga Kabineti i tij, e nënshkroi edhe dekretin për shpallje të Ligjit për energjetikë.

Presidenti Pendarovski konsideron se miratimi i këtyre ligjeve dhe implementimi i tyre i ardhshëm është me interes vital për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me miratimin e ligjeve për gjykata, siç theksohet, plotësohet një nga kërkesat kyçe të Bashkimit Evropian, me qëllim të caktimit të datës për fillimin e negociatave aderuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Etiketa: , , ,