Pensionet për veteranët e UÇK-së do jenë nga 130 deri në 170 euro


E mërkurë, 23 Shtator 2015

Prishtinë – Vlera e pensioneve për veteranët e luftës së UÇK-së, do të jetë nga 130 deri në 170 euro, varësisht prej moshës së tyre.

Kjo është bërë e ditur sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, e cila ka miratuar propozimin e Ministrit të Financave Avdullah Hoti.

Vlera e pensioneve për veteranët e luftës së UÇK-së deri në moshën 35 vjeçare të të jetë 130 euro ndërsa për ata mbi moshën 35 vjeçare të jetë 170 euro.

Statusin e veteranit të luftës e kanë fituar rreth 24 mijë, ku rreth 14 mijë nga ta janë të papunë.

Etiketa: ,