Për herë të parë kryhet procedura e venografisë me tomografi të kompjuterizuar(CT) në QKUK


E diel, 21 Maj 2017

“Ekipi mjekësor  përbëhej nga Dr. Bujar Gjikolli,  bashkë me Dr. Edona Sopaj, teknik Ismet Asllani  dhe tekniken Fatime Sadiku,  arriti të ndihmoj në diagnostikimin e saktë të gjendjes së venave tek pacienti që vuante nga problemet me venat e këmbës së djathtë dhe parandaluan nevojën për shpenzime të larta të diagnostikimit jashtë vendit.

 Në botën moderne  para shumë vjetëve  është ndërprerë praktikimi  i metodës klasike të vizualizimit të venave të gjymtyrëve e cila njihej si  flebografia dhe tani diagnostikimi i venave po realizohet me tomografi të kompjuterizuar”- njofton kumtesa nga QKU.