Përfundoi pa sukses grushteti i bërë ndaj Erdoganit në Turqi


E shtunë, 16 Korrik 2016

Screen Shot 2016-07-16 at 05.44.06

Ankara – Presidenti Erdoğan ka deklaruar: “Siç e dini, fatkeqësisht sot pasdite brenda forcave tona të armatosura kishte një lëvizje dhe në fund të kësaj lëvizjeje fatkeqësisht një grup i vogël brenda Forcave të Armatosura Turke që nuk mundi ta përballojë dhe ta pranojë unitetin, bashkësinë dhe integritetin e vendit dhe popullit tonë, siç kam thënë shumë më parë, është vetë Struktura e Shteti Paralel dhe kjo strukturë ka arritur të zë vend brenda forcave tona të armatosura, policisë dhe institucioneve të tjera pas një procesi prej 40 vitesh, është fshehur në mënyra të ndryshme dhe arriti aty ku është sot në këtë mënyrë.”

“Dikush e kuptoi dhe e dinte mirë se çfarë do të ndodhte. Për këtë arsye hodhën një hap të tillë. Le të bëjnë çfarë të duan, por Turqia nuk është më Turqia e vjetër. Mënyra e veprimit të Turqisë së re është shumë më ndryshe. Edhe ne jemi duke hedhur hapa në këtë drejtim. Kemi të bëjmë me një okupim të strukturave paralele. Dhe mund të mendoni? Mbi aeroportin Ataturk fluturojnë avionët F16. Përse i blemë këto avionë? Ne i blemë për të mbrojtur këtë vend. Ndërsa tani këto pilotë që fluturojnë me këto avionë pengojnë uljen dhe ngritjen e avionëve në aeroportin e Stambollit si dhe kërcënojnë Presidentin e vendit”,, ka deklaruar ndër të tjera Erdoğan.

Ai ka deklaruar më tej: “Domethënë këtu ka një qeveri e cila ka ardhur në detyrë me votat e popullit, nuk mund ta durojnë Tayyip Erdogan-in cili me shprehjet e kushtetutës është kryekomandant i cili ka ardhur në detyrë me votat e popullit, kjo punë nuk do të jetë mbarim për ato, çfarëdo që të bëjnë, dua që ta dinë këtë se ne kemi vendosur kokën tonë në këtë rrugë të bekuar, kemi nisur në rrugë me jetën tonë, qefinin tonë. Me të kuptuarin se çdo gjë ka hajr, më së fundi ky zhvillim është mirësia e Allahut për ne. Pse mirësi? Sepse kjo është një rast i cili do të mundësojë pastrimin e Forcave të Armatosura tona e cila duhet të jetë shumë e pastër”.

Erdoğan: Do të jemi një dhe të qëndrueshëm Presidenti Erdoğan ka deklaruar se në hotelin ku ka qëndruar në Marmaris nga i cili është ndarë në mesin e natës, është hapur zjarr nga helikopterë dhe më pas ushtarë me armatim të rëndë dhe me maska rrethuan hotelin. Në konfliktin e armatosur janë plagosur 5 efektivë të policisë.

“Miliona qytetarë ku gjenden? Nëpër rrugë. Pse ky popull është në rrugë? Gjithmonë e kemi thënë këtë: Do të jemi një dhe të qëndrueshëm. Nuk do të bëjmë kompromis. Dhe nëse miliona qytetarë në rrugë e presin rezultatin e këtyre zhvillimeve, atëherë kjo ka këtë kuptim: Ne deri në fund do ta vazhdojmë këtë punë, ndërsa ata që kanë dalë në rrugë me tanke do të kthehen aty prej nga kanë ardhur. Sepse këto tanke nuk janë të tyret. Këto tanke janë amanet për ta, ndërsa ata e tradhtuan amanetin”, u shpreh më tej Erdoğan.