Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Përfundon pa dhunë protesta e VV-së para Kuvendit

Prizren Post | 13:03 - 04.08.2016

Prishtinë – Ka përfunduar e qetë protesta para Kuvendit të Kosovës.

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët ishin mbledhur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, për të protestuar për mos ratifikimin e Demarkacionit, tashmë janë shpërndarë.

Lajmin protestuesve për përfundim të protestës ua ka dhënë nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sjediu, raporton Telegrafi.

Sejdiu tha se projektligji për marrëveshjen e Demarkacionit nuk është ne rend dite.

Ai po ashtu tha se duhet të qëndrojnë rezistencë gjatë gjithë kohës që të mos lejojnë ratifikimin e kësaj marrëveshje.

“Kjo marrëveshje është e kundërligjshme dhe ftoj qytetarët që në thirrjen e ardhshme për protestë të mblidhen në numër edhe më të madh”, ka thënë Sjediu.


Arivisti Company