E hënë, 22 Maj 2017
Në festën e Real Madridit në “Cibeles”, nuk kishte si të mungonte emri i mbrojtësit të Barcelonës, Gerard Pique, i cili ka ngacmuar Los Blancos gjatë gjithë sezonit.
Lojtarët e Realit donin t’ia kthenin Piques ato ngacmime që i bënte gjatë gjithë sezonit dhe e bën këtë në “Cibeles” para mijëra tifozëve ku po e festonin titullit e 33-të të Spanjës.
“Pique budalla, përshëndete kampionin”, u lëshua një zë mes lojtarëve të Realit, e që më pas gjithë tifozët filluan të brohorasin njëzëri.
Sipas saj, që shihet në video, ishte mesfushori spanjoll, Isco, ai që e ngacmoi mbrojtësin e Barcelonës me fjalët “Piqué Cabrón Saluda al Campeón”.