Persona të armatosur e vrasin një grua gjermane, ia heqin kokën rojës së saj në Afganistan


E diel, 21 Maj 2017

Sulmuesit e kanë sulmuar hotelin që udhëhiqet nga OJQ-ja suedeze “Operation Mercy”, mbrëmë rreth orës 23.30, njofton Ministria e Brendshme e Afganistanit, transmeton Express.

Ndërkohë, një grua tjetër, nga Finlanda, është zhdukur dhe ka mundësi të jetë rrëmbyer, njofton kjo ministri.

Në një sulm tjetër, militantët talebanë, kanë vrarë 20 oficerë të policisë në një pikë kontrolli në jug të Afganistanit.

Të paktën 10 persona të tjerë janë plagosur në këtë pritë në provincën Zabul.

Duke e konfirmuar sulmin në hotelin e vogël, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish, ka thënë se të gjitha personat e regjistruar në hotel ishin punëtorë të “Operation Mercy”.

Qeveria britanike ka paralajmëruar se ekziston rrezik i madh dhe vazhdueshëm që perëndimorët të rrëmbehen në Afganistan. Rreth 100 persona nga perëndimi janë rrëmbyer në Afganistan që nga viti 2001.

Por, rreziku është shumë më i madh për afganët, pasi vetëm në vitin 2016 janë rrëmbyer 80 biznesmenë afganë.