Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Personi i vitit 2013 shpallet Dr. Shefqet Krasniqi

Prizren Post | 19:41 - 06.01.2014

Agjencia e lajmeve Prizren Post ka bërë përzgjedhjen e personit të vitit 2013 nga bota shqiptare me ndihmën dhe kontributin e lexuesve nga të gjitha trojet shqiptare, epitetitin e Personit të vitit 2013 nga bota shqiptare e mori Dr. Shefqet Krasniqi.

Krasniqi momentalisht është imam në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Në mesin e 16 konkurentëve për këtë eveniment ishin artistët, politikanët, sportistët dhe personat më me ndikim në shoqërinë shqiptare.

Personi më i votuar doli Shefqet Krasniqi, ndërsa personi që mori më së paku vota ishte futbollisti Besart Berisha.

Presidentja Atifete Jahjaga e përcjellur nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dolën si personalitetet më të padëshiruara për pjesëmarrësit në këtë votim. Sali Berisha dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po ashtu ishin në listën e personave më pak të votuar.

Shtypni këtu për të parë rezultatin e votimit!


Arivisti Company