Peshorja në Ditën e Gjykimit


E martë, 10 Shtator 2013

“Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta.” Enbija 47.

Selman el Farisi përcjell se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Në ditën e gjykimit do vihen peshoret.

Nëse qiejt dhe toka do të viheshin mbi to, do i përfshinte. Engjujt atë ditë do të thonë:

O Zot! Kë do peshojnë (këto peshore)? Allahu i Lartësuar u thotë: Kë të dua prej krijesave të Mia.

Atëherë Engjujt do të thonë:
I pa të meta je o Zoti ynë, nuk të kemi adhuruar aq sa duhet.”

[Vargu i Haditheve të sakta me nr 941].