Pikturat e Edi Ramës ekspozohen në Vjenë


E shtunë, 30 Qershor 2018

Vjenë – Mbrëmjen e 27 qershorit është çelur në galerinë “Landesgalerie Eisenstadt” të Vienës, ekspozita me punimet e kryeministrit Edi Rama.

Ekspozita me titullin “Shënime Fantastike” nga kryeministri përmban skica të vogla të bëra në mijëra faqe kalendari me stilolaps dhe laps.

“Këto vizatime më shoqërojnë gjatë çdo dite të aktivitetit tim politik. Janë punime që lindin gjatë takimeve, bisedave telefonike dhe fazave të të menduarit. Këto janë shënime nga tryeza e Kryeministrit”, thotë Edi Rama për Burgenland.orf. raporton Dita.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 23 dhjetor të 2018-ës.

Etiketa: