Pique: Ishim skllav të “tiki-takas”


E premte, 13 Shtator 2013

Mbrojtësi spanjoll i Barcelonës, Gerard Pique, ka përgëzuar trajnerin e tij Gerardo Martino, duke thënë se ai është më i frytshëm për skuadrën, pasi ajo po ka më tepër opsione. “Ne kemi luajtur disa vite nën drejtimin e trajnerëve të zhvilluar në skuadër, së pari Pep Guardiola e më pas Tito Vilanova.

Nganjëherë e ekzagjeronim me stilin tonë të posedimit të topit në një pikë sa që bëheshim skllav të filozofisë sonë. Tash kemi Martinon si trajner, kemi filozofinë e njëjtë të lojës, por po ashtu kemi alternativa tjera dhe kjo është gjë shumë pozitive”, ka thënë Pique, përcjell “La Gazzetta dello Sport”.