Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Pirlo: Jam ‘i moshuar’ për PSG-në

Prizren Post | 08:58 - 07.05.2014

Mesfushori italian, Andrea Pirlo, ka përgënjeshtruar njoftimet që e lidhin atë me një kalim te Paris Saint-Germaini.

Klube të shumta janë interesuar për futbollistin e Juventusit, mirëpo 34-vjeçari tashmë ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Bianconerët.

“Është e vërtetë se do të dëshiroja të përpiqesha të luaj në një ligë tjetër”.

“Kam pasur disa mundësi në të kaluarën dhe rregullisht më kanë ardhur oferta shumë të mirë. Por në fund, gjithmonë vendosja për të qëndruar në Itali”.

“Nuk dihet se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por unë jam tepër i moshuar për PSG-në”.

“Dua të mbetem te Juventusi edhe disa vite, jam i lumtur këtu. Është një klub me një projekt ambicioz që na ka sjellë këtu ku jemi”, është shprehur Pirlo për L’Equipe.


Arivisti Company