Po degradohen vlerat kulturore të Prizrenit [Foto]


E enjte, 6 Gusht 2015

Prizren – Ditëve të fundit po hasim në shumë ndryshime që po bëhen mbi monumentet kulturo-historike të qytetit të Prizrenit, ndër to edhe një nga simbolet kryesore të këtij qyteti Ura e Gurit ka pësuar dëmtime gjatë inskenimeve të ndryshme reklamuese që po bëhen mbi të.

Edhe ura tjetër e njohur si Ura e Lanetit tani ka marrë një pamje turpëruese duke vendosur mbi të drynjë “dashurie”, me këto vepra të pahijshme po vazhdon edhe më tutje degradimi i vlerave kulturore.

Pos problemeve të kahmotshme me zhurmën e lokaleve të natës në qendër të qytetit tani më edhe këto forma “të reja” po ndikojnë në nervozizmin e kalimtarëve që kalojnë pranë këtyre objekteve kulturore.

Arditi, një i ri nga Prizreni u intervistua nga Prizren Post dhe shprehu shqetësimet e tij se me këto ndryshime të bëra kohëve të fundit po ndjehet shumë i nervozuar me organet kompetente të mbikqyrjes së qytetit se si nuk ndërmarrin asgjë por i japin ndoshta edhe leje apo bëhen përkrahës të këtyre projekteve të ndyta. “Ja nisën me hamamin, tash po vayhdojnë me i dëmtu edhe këto monumentet tjera.” vazhdoi Arditi.

Poashtu si ai ka edhe shumë qytetarë të tjerë që u intervistuan gjatë ditës së sotme nga Prizren Post dhe ndanë qëndrime jo të mira rreth ndryshimeve që po bëhen mbi monumentet e qytetit.

20150806_131642

20150806_131638

20150806_131623

20150806_131609

20150805_213233

20150805_213216

Etiketa: ,