Po rregullohet dhe pastrohet shtrati i Lumëbardhit


E enjte, 25 Tetor 2018

PRIZREN – Në kuadër të projekteve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike është edhe rregullimi i shtratit të lumit prej “40 Bunarit” e deri në qytet.

Nga Komuna bëhet e ditur se projekti parasheh largimin e mbeturinave, zgjerimin e shtratit në vende ku është i ngushtuar dhe nivelizimin e tij. Gjatësia e Lumbardhit në këtë segment është 5 km, ndërsa hapja e rrjedhës është i rëndësishëm posaçërisht për shkak të evitimit të përmbytjeve në të ardhmen.

Etiketa: , ,
Të fundit