Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Policia e Kosovës ndalon një veturë me shenja të paautorizuara me mbishkrimin “POL!CE”

Prizren Post | 17:32 - 11.08.2016

Pejë -Policia e Kosovës, me datën 10 gusht 2016, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve zyrtare, në rajonin e Pejës ka ndaluar një veture të tipit “Mercedes”, me targa të huaja, por në dyert e para anësore të të cilit gjindej mbishkrimi “POLICE” si dhe numri (9-1-1) RESPONSE, në pjesën anësore mbrapa. (bashkë me komunikatë gjeni edhe fotot e veturës).

Pas ndermarrjes se veprimeve policore dhe konsultimeve me prokurorin kompetent, ndaj të dyshuarit është inicuar rast në pajtim me ligjin në fuqi, respektivisht sipas kodit penal të RKS-së, për procedim të rregullt sipas ligjit.

Policia e Kosovës informon të gjithë qytetarët apo personat që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe i këshillon ata që të kenë parasyshë që pavarsisht se veprime të tilla mund të jenë të lejuara në shtetet nga ata vijnë, duhet të jenë të vetëdijshëm që me të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës duhet të respektojnë ligjet e aplikueshme që janë në fuqi, përndryshe masa ligjore do të aplikohen për çdo shkelje të raportuar.

poli


Arivisti Company