Policia e Tiranës operacion antidrogë, sekuestrohen rreth 5 kilogramë heroinë


E mërkurë, 3 Gusht 2016

policia

Tiranë – Policia e Tiranës ka kryer operacionin e koduar “Summer 2016” kundër trafikimit dhe shitjes së lëndëve të forta narkotike duke arrestuar 2 persona, shpallur në kërkim 2 të tjerë dhe sekuestruar rreth 5 kilogramë heroinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë zyrtare, Policia e Tiranës ka bërë të ditur se lënda narkotike e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni në tregun evropian shkon në vlerën rreth gjysmë milionë euro.

Materialet hetimore në kuadër të këtij operacioni do t’i dërgohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.