Policia jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të Sali Gërqinës


E shtunë, 1 Korrik 2017

“Me datë 27.06.2017  në ora 16:20 Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka marr informacion nga një qytetar se një person ka kërcyer nga bregu i lumit në afërsi të Urës së Fshejt dhe i njëjti dyshohet se është fundosur.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka njoftuar të gjitha njësitet relevante lidhur me rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

Tutje, thuhet se në vendin e ngjarjes janë përgjigjur shumë shpejtë ekipet për kërkim-shpëtim nga FSK-ja, pastaj disa ekipe vullnetare nga fshati Fshej, ekipi i zhytësve  nga Mitrovica, ekipi i zjarrfikësve nga Gjakova si dhe ekipi mjekësorë nga spitali rajonal i Gjakovës, çdoherë të mbështetur nga zyrtarët policor nga Gjakova dhe Rahoveci.

“Pas një pune intensive sot me datën 01.07.2017 në ora 15:10 ekipi i FSK-së arriti të nxjerrë nga uji trupin e pa jetë të personit S.G i moshës 50 vjeçar nga Gjakova, trupi i të ndjerit është gjetur në afërsi të Urës aty ku edhe ishin dyshimet”, thuhet ndër tjerash.

Me urdhër të prokurorit të shtetit viktima do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Etiketa: , ,