Portieri më i paguar në botë


E diel, 7 Dhjetor 2014

Manchester – Portieri i Anglisë, Joe Hart do të bëhet portieri më i paguar në botë, pasi pritet që të zgjasë kontratën me Manchester City, shkruan “The Mirror”. Manchester City ka përgatitur kontratën e re për portierin e saj, Hart, i cili pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare.

Sipas këtij burimi, portierit të Anglisë, me kontratën e re do t’i rritet paga rreth 40 për qind. Nga 80 mijë paund që ka marrë në javë, tani Hart pritet të paguhet me 120 mijë paund në javë.

Vazhdimin e kontratës e ka konfirmuar edhe menaxheri i skuadrës, Manuel Pellegrini. “Ai është një portier shumë i mirë dhe jo vetëm një portier shumë i mirë, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën. Shumë shpejt mund të vijë një lajmi i mirë”, ka deklaruar Pellergini, sipas Sky Sport.