Presidenca deklaratë për takimin Rama-Basha


E enjte, 4 Maj 2017

Tiranë – Presidenti i Republikës përmes një deklarate zyrtare foli mbi takimin e sotëm Rama-Basha për gjetjen e një zgjidhje për krizën politike. Sic duket edhe në njoftim nuk ka patur një kompromis mes palëve por Nishani lë të nënkuptuar se mund të ketë takime të tjera negociimi në ditët në vazhdim.

Njoftimi zyrtar i Presidencës për takimin e sotëm Rama Basha:

Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani sot u zhvillua një takim midis Kryeministrit të vendit z. Edi Rama dhe Liderit të opozitës z. Lulzim Basha.

Gjatë takimit palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj.

Presidenti i Republikës vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi.

Etiketa: , ,