Presidenti i Lyonit: Lacazzette ka arritur marrëveshje me Atleticon (Foto)


E diel, 21 Maj 2017

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas e ka pranuar se sulmuesi 25 vjeçar, Alexandre Lacazzette ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin.

Megjithatë, kjo lëvizje nuk është e sigurt, pasi Atletico është e dënuar nga FIFA dhe nuk mund të transferojë gjatë këtij afati kalimtar.

Arsye e dënimit ishte transferimi i lojtarëve të rinj, por ata e kanë bërë apel dhe mund t’i hiqet ky dënim.

“Alex ka marrëveshje verbale me Atleticon, por nuk ka siguri, pasi jemi në pritje të vendimit të CAS-it. Ne kemi pranuar kërkesën e tij për të diskutuar me këtë klub, por në anën tjetër transferimi do të kryhet vetëm nëse plotësohen kushtet tona”, tha Aulas për L’Equipe.

Kujtojmë se për Lacazzette ishin interesuar edhe skuadrat tjera të mëdha evropiane si Arsenal, Juventus dhe Milan.