Presidenti i pakicës serbe në Kosovë: Protesta kundër kishës serbe është e turpshme


E diel, 18 Shtator 2016

thac%cc%a7i

Prishtinë – Presidentit i Republikës së Kosovës, apo thënë më mirë Presidenti i pakicës serbe në Kosovë, Hashim Thaçi, ka reaguar pas protestës së studentëve përpara kishës ortodokse në Prishtinë në të cilën vendosën një pankartë ku shënonte “ky objekt që ka uzurpuar hapësirën universitare është ndërtuar në kohën e regjimit, pushtuesit shovinist të Millosheviqit.

Thaçi në rrjetet sociale ka shkruar se ky akt është i papranueshëm, si dhe ka dënuar dhunën e manifestuar në këtë vend.

“Pa marrë parasysh rrethanat dhe kohën në të cilën është ndërtuar cilido objekt, ne nuk guxojmë të lejojmë që të cenohen këto objekte, veçanërisht kur ato i përkasin komuniteteve fetare”, ka shkruar Thaçi duke harruar që ky objekt është ndërtuar në qendrën e kryqytetit në kohën e regjimit serb, të Millosheviqit. Ajo ndodhet në kampusin e Universitetit publik të Prishtinës, transmeton Prizren Post.

Ai gjithashtu në postim ka theksuar rolin e objekteve fetare si dëshmi e tolerancës dhe dialogut ndërfetar në vend.

“Çdo kontest duhet të zgjidhet në mënyrë ligjore, me dialog ndërmjet palëve, e jo me veprime të njëanshme që nxisin urrejtje dhe dhunë”, ka theksuar Thaçi.

Duhet kujtuar presidentit kontravers Thaçi që tani po lanson në publik fjalët e njejta që Serbia vazhdon t`i adresojë drejt Kosovës për shpalljen e pavarësisë: “Çdo kontest duhet të zgjidhet në mënyrë ligjore, me dialog ndërmjet palëve, e jo me veprime të njëanshme që nxisin urrejtje dhe dhunë”.

Gjatë protestës së studentëve kundër kishës serbe ndodhi edhe një përleshje mes studentëve protestues dhe policisë, ku disa prej tyre u arrestuan dhe u rrahën pa mëshirë gjatë arrestimit./Prizren Post/