Presidenti Iranian: Irani është i gatshëm ta sigurojë botën se nuk po synon armë bërthamor


E diel, 24 Maj 2026
Presidenti Iranian: Irani është i gatshëm ta sigurojë botën se nuk po synon armë bërthamor

Presidenti i Irani, Masoud Pezeshkuan, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm ta sigurojë komunitetin ndërkombëtar se nuk po synon armë bërthamore apo destabilizim në rajon, transmeton Anadolu.

“Para martirizimit të Ajatollahut (Ali) Khamenei, udhëheqësit të ndjerë të Iranit, ne deklaruam dhe e përsërisim edhe tani, se jemi të gatshëm ta sigurojmë botën se nuk kërkojmë armë bërthamore”, tha Pezeshkian në deklaratat e transmetuara nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

“Përkundrazi, është Tel Avivi ai që po nxit destabilizimin rajonal”, tha ai, duke akuzuar Izraelin se po ndjek vizionin e “Izraelit të Madh”.

Ai theksoi se negociatorët iranianë nuk do të bëjnë kurrë kompromis për “nderin dhe dinjitetin” e vendit.

Komentet e tij erdhën një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, dje deklaroi se një marrëveshje me Iranin për t’i dhënë fund luftës është “kryesisht e negociuar” dhe pret finalizimin.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme kundër Iranit në shkurt. Teherani u kundërpërgjigj me sulme ndaj Izraelit dhe aleatëve amerikanë në Gjirin Persik, si dhe me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill me ndërmjetësimin e Pakistanit dhe më pas u zgjat pafundësisht nga presidenti Trump.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit