Presidenti Maduro liron 79 aktivistë opozitarë


E diel, 3 Qershor 2018

Caracas – Me qëllim të relaksimit të marrëdhënieve në vend, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka liruar gjithsej 79 aktivistë të burgosur opozitarë gjatë dy ditëve të fundit, raporton Anadolu Agency.

Me 68 për qind të votave të fituara, Maduro u rizgjodh president i Venezuelës më 20 maj, por kriza ekonomike dhe ndarjet e thella politike në atë vend vazhdojnë të mbeten aktuale.

Maduro, i cili do të mbetet në krye të shtetit deri më 2025, ka premtuar se do të bëjë hapa drejt forcimit të dialogut dhe unitetit në Venezuelë.

Në këtë kontekst, të premten u liruan 39 të burgosur nga burgjet në Venezuelë dhe 40 aktivistë të tjerë të opozitës të cilët u arrestuan, kryesisht gjatë protestave anti-qeveritare.

Midis figurave të liruar të opozitës janë dy ish-deputetë dhe biri i ish-ministrit të Mbrojtjes të periudhës së ish presidentit të Venezuelës, Hugo Chavez. Të gjithë këta përfunduan në burg gjatë protestave anti-qeveritare në 2014.

Etiketa: ,