Prezenca e kryetarit sërb ku i këndohej Adem Jasharit


E shtunë, 16 Gusht 2014

medvegja-111Në fshatin Banjë e Siarinës, komuna e Medvegjës në Serbi, shqiptarët e kësaj ane organizuan manifestimin “Ditët e Diasporës”. Aty, ku u festua me flamurin kuq e zi, me këngë e valle shqip, e ku iu këndua edhe Adem Jasharit, mori pjesë edhe kryetari serb i komunës, Sllobodan Drashkoviq,

E prezenca e tij ka bërë bujë në mediat serbe.

Ato kanë shprehur habinë, se si një zyrtar serb, pranon të jetë pjesëmarrës në një aktivitet ku një organizate, siç thonë ato terroriste, si UÇK, i këndohen këngë.

Mediat serbe shkruajnë se kryetari Sllobodan Drashkoviq, kishte pranuar të ulet në një vend, ku mbi kokë kishte flamurin e Shqipërisë, ndërsa në skenë performoheshin këngë kushtuar terroristëve për të cilët shqiptarët pretendojnë se ua sollën lirinë.

Aty shkruhet se në këtë aktivitet iu këndua edhe Adem Jasharit.