Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Prifti kosovar: Në Kosovë 10% e popullit janë musliman, pjesa tjetër e sekularistëve janë katolikë

Prizren Post | 11:54 - 08.05.2015

Sipas një artikulli të kohëve të fundit i publikuar nga e përditshmja amerikane Washingtonpost ka prekur kërshërinë e shumë shqiptarëve të Kosovës.

Në artikullin në fjalë bëhet një shtjellim i gjendjes së religjionit në Kosovë, ku për bazë kanë marrë pretendimet e disa priftërinjve të cilët nuk kruesyen të deklaronin se prej 90% të të deklaruarëve musliman vetëm 10% e popullsisë së Kosovës janë muslimanë ndërsa pjesa tjetër janë sekularistë dhe që i kanë rrënjët e krishterimit.

Sipas prifti katolik, Don Albert Jakaj:

“I gjithë Ballkani ishte i krishterë. Por nga koha e Perandorisë Osmane, e cila ka pushtuar Kosovën në shekullin e XV-të, deri në vitin 1912, shumica e banorëve u konvertuan në Islam. Kisha është e shqiptarëve të Kosovës”, thotë prifti, Jaka.

Zyrtarisht 90% e popullatës së Kosovës i takon besimit islam, ndërsa vetëm 3% e tyre atij katolik.

Mirëpo, përkundër këtyre të dhënave, prifti katolik Dodë Gjergji mendon se këto shifra fshehin afinitetin e vërtetë shpirtëror të kosovarëve.

Sipas Gjergjit, vetëm 10% e popullatës kosovare e praktikojnë besimin mysliman, ndërsa pjesa tjetër janë sekularë.

“Besimi islam nuk është diçka që shqiptarët e kanë marrë vullnetarisht, por ka qenë diçka që ju është imponuar”, ka thënë Gjergji për Washington Post.

Këta priftërinjë, ekstremistë katolikë përmes deklaratave të tyre po propagandojnë në opinionin publik duke hapur debate të këtilla përqarëse mes popullit të Kosovës.

Popullsia e Kosovës sa i përket religjionit është e ndarë në tri besime kryesore:
Musliman 96%, Katolik 2.2%, Ortodoks 1.5% dhe 0.3% të tjerë.


Etiketa:
Arivisti Company