E mërkurë, 6 Qershor 2018
550 milionë euro shpërblime për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në edicionin 2018-2019 në Ligën e Evropës.
Ky është buxheti i UEFA-s për garën e dytë më të rëndësishëm për klube në Evropë, dukshëm më e madhe se sa në vitet e shkuara.
Çdo skuadër që arrin të jetë pjesëmarrëse në fazën e grupeve do të shpërblehet me 2.92 milionë euro.
Fituesit e çdo grupi do të marrin një bonus prej 1 milion euro, ndërsa të kualifikuarat si të dytat e çdo grupi 500 mijë euro secila.
Çdo fitore në fazën e grupeve vlen 570 mijë euro, ndërsa barazimi 190 mijë euro.
Por sa do të përfitojnë Prishtina? Klubi ynë i Superligës që merr pjesë në Ligën e Evropës dhe e nis nga faza para-eliminator, vetëm si pjesëmarrës fiton 220 mijë euro.
Për çdo fazë që Prishtina e kalon shuma rritet edhe për 20 mijë euro nga shumë paraprake.
Nëse Prishtina e bën mrekullinë dhe arrin deri në fazën play-off do të fitojë 1.3 milion euro.
Prishtina, nëse e bën të paimagjinueshmen dhe kalon në fazën e grupeve, do të përfitonte në total 3.92 milionë euro (pa marrë në konsideratë shpërblimet për rezultatet pozitive të mundshme në fazën e grupeve). /Telegrafi/
Etiketa: Europa League, KF Prishtina