Prishtinë, arrestohen pesë persona të dehur që gjuajtën me armë


E hënë, 24 Gusht 2015

foto (1)

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë pas mesnate në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë ka arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët ishin nën ndikim të alkoolin dhe dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në një lokal nate.

Policia në ballkonin e lokalit ka gjetur gjashtë gëzhoja 7.62 & 9mm. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët pas këndelljes dhe intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./IO/