Pritet format i ri i dialogut, të përfshirë Amerika dhe Rusia – gjermanët kërkojnë një Përfaqësues Special


E martë, 19 Qershor 2018

Beograd – Në pritje për vazhdimin e dialogut në Bruksel, në prapaskenë brenda Bashkimit Evropian “përsëri po përzihen letrat”.

Kështu së paku shkruan mediumi serb Blic.rs, sipas të cilit Gjermania ka një propozim me të cilin në vend të shefes së diplomacisë së BE, negociatat të udhëhiqen nga një Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian.

Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës nga raundi i parë, i mbajtur në mars 2011, udhëhiqet nga Brukseli.

Por siç shkruan tutje ky medium, përcjell Telegrafi, në muajt e fundit, flitet për një format të ri, në të cilin Amerika do të ishte e përfshirë si një këshilltar, i cili do ti konvenonte Prishtinës, por edhe Rusia, që është një ide e Beogradit.

“Gjermania ka dëshirën që në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, rolin kryesor ta merr i dërguari special, i cili do të emërohet nga shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogerini. Arsyeja thuhet se është sepse Mogerini njëkohësisht merret me punë të shumta dhe nuk ka kohë për t’i kushtuar vëmendje të plotë dialogut dhe zgjidhjen e problemeve që dalin në rrjedhën e negociatave që do të vijnë”, citohet të ketë thënë një burim i këtij mediumi, njofton Telegrafi.

Etiketa: , , ,