E martë, 5 Korrik 2016
Prishtinë – Myftiu i Kosovës me bashkëpunëtorët do të presë në selinë e Bashkësisë Islame në Prishtinë delegacione e individë, që sipas një tradite, tashmë të vendosur, shkojnë për të uruar Fitër Bajramin [Bajramin e Madh].
Në këtë mënyrë përfaqësuesit e komuniteteve të tjera fetare, të institucioneve e të partive manifestojnë jo vetëm respektin, por edhe mbështetjen për mesazhet që përçojnë besimtarët e fesë islame gjatë muajit të ramazanit, si muaj të sakrificës, të dashurisë e kundër urrejtjes midis njerëzve.