Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Prizren Business Forum 2016 do të mbahet prej 22-25 shtator

Prizren Post | 13:42 - 10.09.2016

Prizren – Ju ftojmë që të merrni pjesë në “TAKIMIN NDËRKOMBËTAR TË BIZNISMENËVE, KONFERENCË & PANAIR – PRIZREN 2016” i cili do të mbahet më 22.09.2016 – 25.09.2016 nga Prizren Business Forum 2016 për Promovimin dhe Zhvillimin Ekonomik.

Në këtë takim do të mbahet:

Panairi
Takimi i biznismenëve (B2B) dhe
Konferencë

Panairi do të mbahet në Qendrën Sportive Sezair Suroi në Prizren.

Pjesëmarrës do të jenë prodhuesit vendor, përfaqësuesit (distributorët e firmave) dhe prodhuesit jashtë Kosovës.

Në panair pritet të marrin pjesë mbi 140 pjesëmarrës.
Në vitin 2014 kanë marrë pjesë 76 firma prodhuese.
Në vitin 2015 kanë marrë pjesë 117 firma prodhuese.


Arivisti Company