Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Pse Blendi ke simpati ndaj FETO?!!!

Prizren Post | 17:30 - 17.07.2016

Vazhdon reagimi ndaj dashurisë së shqiptarëve për kryetarin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan. Këtë herë ka folur gazetari dhe udhëheqësi i emisionit Opinion në Tv Klan, duke e quajtur absurd aktin e grisjes së diplomave nga ish-nxënësit e shkollës ‘Yahya Kemal’ në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Dje pashë një grup studentësh në Shkup që grisnin diplomat e tyre sepse ato ishin lëshuar nga Kolegjet e Gülenit. Që nga Revolucioni Kulturor Kinez nuk kisha parë një gjë më absurde. Njeriu duhet të ketë respekt për shkollën ku studion; ajo është pjesë e rëndesishme e jetës së tij; e thotë gjithnjë me mburrje atë dhe kujton me nderim profesorët e tij. Por të djegësh diplomën tënde apo ta grisësh sepse paske studiuar në një shkollë e investuar nga një njeri që nuk e do Erdogan, kjo ështe vërtet jashtë çdo llogjike normale.” shkruan Fevziu në shkrimin autorial të tij me titullin ”Përse kjo dashuri e shqiptarëve ndaj Erdoganit?”


Arivisti Company