Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Pse liderët që u takuan me Nuland, nuk mbajtën kravata [foto]

Fotogaleri5 FotoPrizren Post | 22:36 - 10.07.2016

Diplomatja amerikane Victoria Nuland qëndroi sot për vizitë në Kosovë e Shqipëri ku u takua me liderët e dy shteteve. Por pothuajse në të gjitha takimet që Nuland pati me zyrtarët kosovarë e shqiptarë, këta të fundit nuk mbajtën kravata, shkruan lajmi.net

Diplomatja amerikane në Kosovë u takua me Presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli. Ka qenë vetëm Mustafa që kishte vendosur kravatë, ndërkaq Thaçi e Veseli jo.

Njëjtë ka ndodhur edhe në Shqipëri. Nuland është takuar me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati i cili u pa, pa kravatë. Njëjtë u shfaq edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, por këtij të fundit zyrtarja e lartë amerikane ia lëshoi një batutë.

“E paske marrë memon për të mos veshur kravatë!”, i ka thënë Nuland, Bashës.

Duket se të gjithë liderët ishin porositur nga ambasada amerikane në Prishtinë e Tiranë që të mos mbanin kravata. Kjo sepse Basha gjatë përshëndetjes me ambasadorin Donald Lu, e falënderoi për këtë porosi.

Kravata nuk mbajtën as vetë ambasadorët Greg Delaëie në Prishtinë, e Donald Lu në Tiranë. /lajmi.net/

Fotogaleri


Arivisti Company