Pse politikanët tanë nuk e falin namazin me qytetarët për Bajram?


E martë, 13 Shtator 2016

bajram

Prishtinë – Zotëri kryetar një pyetje rreth bajramit; pse nuk po e falni bajramin me qytetarët? Pse asnjëherë burrështetasit tanë nuk po marrin pjesë në faljen e namazit?

Këtë pyetje e ka bërë një gazetare drejtuar kryetarit të Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, duke e vënë atë në një pozitë të vështirë e të sikletshme, transmeton Prizren Post.

Veseli ka thënë se “Me shpirt falet secili te Zoti”, fjalë kjo që aludon në shprehjen e njohur qesharake “Falem me zemër”, që nuk mbeti pa u qeshur nga gazetarët.

Nuk janë të paktë qytetarët e besimit Islam që për festa ndihen të lënë anash nga institucionet e vendit, ndërsa po këta zyrtarë të lartë nuk lënë asnjë ceremoni tjetër fetare të feve tjera pa marrë pjesë, kur dihet se zyrtarisht muslimanët në Kosovë janë komuniteti fetar shumicë me 97% muslimanë./Prizren Post/

[youtube z_ZNpB1sdOQ]