Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Pse u hoq barrikada vetëm në jug të Urës së Ibrit?..

Prizren Post | 09:11 - 15.08.2016

Mitrovicë – Barrikadat u hoqën në pjesën jugore të urës së Ibrit, por në pjesën veriore vazhdojnë të ruhen nga Policia dhe KFOR-i.

Barrikada në urën kryesore të Ibrit e vendosur nga serbët në korrikun e vitit 2011, pas aksionit të dështuar të njësive speciale të Policisë së Kosovës ROSU për t’i marrë pikat kufitare në Jarinje dhe në Bërnjakë, fillimisht me rërë e të përforcuar me beton, e pastaj me vazo me drunj pishe, që serbët e kanë quajtur “Parku i paqes”, është larguar të dielën në orën 10:00 por vetëm në pjesën jugore, shkruan sot gazeta ‘Zeri‘.

Por pjesa tjetër ende ka mbetur në anën veriore. Largimi i barrikadës, për të cilën serbët betoheshin se nuk do ta lejojnë kurrë, ka shënuar fillimin e punëve për rivitalizimin e urës kryesore të Ibrit, sipas marrëveshjes së fundit në mes të Edita Tahirit, ministre për Dialog në Qeverinë e Kosovës, dhe Marko Gjuriqit, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Në këtë mënyrë, ura lirohet pas 16 vjetësh të mbajtur peng nga serbët, të cilët nëpërmes të të ashtuquajturave “Roja të urës” keqtrajtonin shqiptarët që merrnin guxim ta kalonin e urën.


Arivisti Company