Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Pse u sulmua Belgjika..??!!

Prizren Post | 09:02 - 09.05.2016

Savash Veliu

Savash Veliu

Më 22 mars 2016, në ditën që ndodhën aktet terroriste në Bruksel, deputeti belg Laurent Louis, në faqen e tij të Facebook-ut, ka deklaruar se, Shërbimet e Sigurimit janë në origjinën e këtij atentati. Z. Louis, në këtë kontekst thotë, se : nuk e kam fshehur kurrë mendimin se sulmet e 11 shtatorit 2001 u gatuan nga Qeveria Amerikane, ashtu si shumë sulme të tjera në Europë që u’a mveshën ca organizatave terroriste islamike, por që në të vërtetë janë lejuar të ndodhin nga shtetet tona për tu shërbyer interesave politike-ekonomike…!!


Në këto atentate të Brukselit, pas aeroportit kombëtar, edhe metroja e Brukselit është goditur nga sulme vdekjeprurse. Situata është e rëndë. E rëndësishme është që edhe një herë tjetër “islamizmin radikal” do ta bëjnë përgjegjës për këto atentate të prezantuara si hakmarrje pas arrestimit të Salah Abdelsalam në Molenbeek.

Duke shikuar situatën aktuale, dhe nivelin e sigurisë, është e pamendueshme që disa individ të jenë në gjendje të hyjnë në metropolitanë dhe në aeroportin kombëtar me disa bomba dhe të arrijnë t’i shpërthejnë ato.
Nuk imagjinoj që shërbimet sekrete dhe shërbimet mbrojtëse të kenë mangësi deri në atë pikë saqë mos të mbrojnë me efikasitet vendet me rëndësi kaq të madhe.

Nuk është fshehtësi se sulmet e 11 shtatorit 2001 u fabrikuan nga Qeveria Amerikane, ashtu si shumë sulme të tjera në Europë që i’u mveshën disa organizatave terroriste islamike utopike, por që në të vërtetë janë lejuar të ndodhin nga shtetet aleate për tu shërbyer interesave politike-ekonomike që kanë qëllim destabilizimin e botës arabe, dhe zhvillimin e islamofobisë në botë, konkretizimin e projektit të Israelit të Madh e që fshehet pas nofkës “Shteti Kurdistan”, dhe në fund krijimin e Rendit të Ri Botëror që imponon shtetet botërore të limitojnë të drejtat tona dhe liritë themelore me qëllim që të luftojnë terrorizmin e krijuar nga vet ata, që në hije tërheqin fijet e politikës botërore si të tillë.

Tani ky çështje problematike merriton të demontohet duke shpalosur anamnezën historike të Belgjikës si shtet i Europës Qendrore, e vogël e të brisht në paqe e në siguri duke u atakuar shpesh brenda nga zhvillimet politike të ndyra me qëllim destabilizimi në pikën e dobët neuralgjike të saj, etnik dhe atë politik!

Paraprakisht Belgjika është edhe anëtare edhe nikoqire e Aleancës Veri Atllantike (NATO), me kryeqendrën e Selisë së saj po në Bruksel.

Shtrohet pyetja përse gjithnjë sistematikisht Belgjika goditet me atakim të njëpasnjëshme dhe se kush qëndron pas saj si organizmë destabilizues?!

Përgjigjeja është shumë e thjeshtë dhe transparente!
Që në vitin 1974, Belgjika zyrtarisht pranon Fenë Islame. Kurse Ramazani dhe Kurban Bajrami janë pushime zyrtare. Numri musliman në Belgjikë arrinë deri më 800 mijë banorë. Gjysmën e Kryeqytetit Bruksel e përbëjnë muslimanët. Belgjika zyrtarisht ka njohur Xhamitë dhe për të nga Buxheti shtetëror jep pjesë materiale. Në shkollat belge njihet e drejta e arritjes së fëmijëve musliman në Fenë e tyre. Në shkollat belge dy orë në javë mësohet feja islame dhe ushtruesi i detyrës (Hoxha) për të merr pagë mujore. Po në Belgjikë tani për tani gjenden mbi 300 Xhami dhe Namazgjahe etj!

Kjo harmoni shoqërore mes diversiteteve kulturësh në këtë vend kujt i pengon? Kuptohet se “Sionizmit Hebre”. Vetëm ata shqetësohen nga një rregullim shtetëror që lidh Perëndimin me Islamin!

Atëherë si mund ta injorojmë përgjegjësinë e shtetit Belg dhe Aleancës VeriAtlantike në këto veprime të ndyra të ndodhura në kryeqytetin Bruksel?
Dy janë gjërat, ose shërbimet e sigurimit janë inkompetente dhe të pazota për të mbrojtur vendet e ndjeshme si janë, Brukseli, ose janë ata në origjinën e kolaboricionistëve në këtë atentat! Diçka këtu nuk korrespondon me mendjen e shëndosh!!?

E njëjta gjë mund t’i përshkruhet lirshëm edhe shtetit Francezë! Në vazhdimësin e telasheve të saj edhe Parisi atakohet nga i njëjti sindrom të sëmundjes së kohës si “Islamofobia” dhe “Islamizmi radikal”! … Përse !? Ngase Franca si anëtare e UE-së dhe të Aleancës VeriAtlantike është shteti më me ndikim dhe me më shumë banorë musliman brenda Europës, dhe kjo shqetëson “Oligarkët Europian” tej mase, sepse ky zhvillim nuk është në koordinim me doktrinën ideologjike të tyre politike dhe ekonomike si dhe atë raciale…!!!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Arivisti Company