Punimet infrastrukturore në Parkun e Biznesit po vazhdojnë


E premte, 15 Maj 2020

PRIZREN – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot vizitoi Parkun e Biznesit, ku po vazhdojnë punimet për rregullimin e infrastrukturës, pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia.

Aktualisht në këtë zonë po zhvillohen punimet e kanalizimit dhe ndërtimit të rrugëve në blloqet e mbetura, ndërkaq së shpejti do të fillohet edhe vendosja e rrethojave përreth.

Etiketa: , , ,