Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Q7-shi i Isës në ankand për të katërtën herë

Prizren Post | 14:05 - 24.05.2017

Tash, vetura do të metohët të shitët për 25 mijë euro.

Rreth katër vjet pasi e ka marrë drejtimin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po pretendon ta përmbush njërin nga premtimet e tij “populiste”, shitjen e veturës së shtrenjtë të kryetarit të atëhershëm, Isa Mustafa – Audi Q7.

Vetura e blerë në vitin në dhjetor të vitit 2011 për 76 mijë euro, në vitin 2014 u tentua të shitej me vlerë minimale 41 mijë euro. Në dy raste nuk pati asnjë ofertë. Për tri vite, Komuna e Prishtinës “nuk u bë e gjallë” më për veturën. Para pak javëve, Komuna ka bërë njoftim për ofertë publike për shitjen e veturës, me vlerë minimale 31 mijë euro, shkruan lajmi.net.

Por, nuk u shit. Tash çmimi minimal i është vendosur 25 mijë euro.

“Ankandi do të mbahet në garazhin e automjeteve te objekti i vjetër i Komunës më 02.06.2017 në ora: 11:00”, thuhet në njoftimin publik për ankandin e shtijës së veturës.

Ndërkohë, të interesuarit mund ta shohin veturën në garazhet e Komunës së Prishtinës çdo ditë punë.

Sipas njoftimit të ankandit, Audi Q7 është tipi: 4.2 V8 – TDI, ka 75182 kilometra të kalaruar. Ka pesë dyer, është prodhuar në vitin 2011, është automatik me ngjyrë të zezë, dhe është i çregjistruar.

Lajmi.net  ditë më parë kishte pyetur në një autosallon në Prishtinë lidhur me çmimin e veturës Audi Q7 duke pasur për bazë përformancat e veturës së Komunës, dhe çmimi i saj ka dal të sillet pre 22 deri në 24 mijë euro.

Ndërkohë, prej që është në krye të Prishtinës Shpend Ahmerti, kjo veturë ka qenë e mbyllur në garazh. Ai pati thënë se nuk i duhet, pasi e konsideronte luks të tepruar. Andaj, ishte zotuar që do ta shes menjëherë pasi të vinte në pushtet. Dy herë pati dalë në ankand publik, por kishte dështuar shitja. Pastaj zyrtarët komunal nuk morën një iniciativë të tretë për disa vite.

Aprovimin për shitjen e kësaj veture, kryetari Ahmeti e kishte në fillim të mandatit qeverisës nga Kuvendi Komunal. Aprovimi ishte dërguar në kuvend, pasi për pronat komunale merr vendim asambleja, ndërkohe LDK-ja patë votuar kundër këtij vendimi, duke e konsideruar si vendim “populist” të Ahmetit.

“Me gjithë kundërshtimin e LDK-së, kuvendi komunal votoi propozimin tim për ta shitur Audi Q7. Tani do të zhvillojmë procedurat e parapara me ligj për shitje”, kishte shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

E në vendimin e arsyetimit të shitjes së veturës, që i është dërguar Asamblesë, kryetari Shpend Ahmeti kishte deklaruar se veturën do ta shet për shkak të shpenzimeve te larta.

“Që nga fillimi i qeverisjes, unë si Kryetar kam vendosur që të mos përdorim makinën. Kjo për shkak të shpenzimeve të larta dhe për shkak të makinave të tjera në dispozicion në garazhin e Komunës. Përderisa makina është amortizuar që nga viti 2011, ne vlerësojmë se për shkak të mospërdorimit nga ana jonë, kjo makinë do të zhvlerësohet plotësisht në fund të mandatit 4-vjeçar. Andaj, me qëllim të mbrojtjes së interesit të Komunës dhe ruajtjes së vlerës së pronës, kërkojmë nga Kuvendi që të miratojë shitjen e kësaj veture”, thuhej në arsyetimin Ahmetit.

Ndërsa, mjetet nga shitja e makinës, sipas kreut të Komunës është thënë se do të transferohen në buxhetin e subvencioneve në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ku aplikojnë OJQ-të, rastet sociale dhe rastet e tjera në këtë fushë.


Arivisti Company