Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Qeveria e Mustafës do t’i ketë rreth 50 zëvendësministra!

Prizren Post | 12:09 - 07.01.2015

Prishtinë – Qeveria e Isa Mustafës, në kabinetin e saj do të numëroj hiq më pak se 50 zëvendësministra, që i bie më shumë se dyfishi i numrit të ministrave.
Dy partnerët në koalicion, PDK dhe LDK tashmë janë pajtuar që të propozojnë nga një zv/ministër në secilën ministri.

Kësisoj, PDK do të këtë 21 zv/ministra, aq sa do të këtë edhe partia e Isa Mustafës, LDK.

Hisen e tyre në këto pozita, do të kenë edhe minoritetet, duke shtuar kështu numrin e zv/ministrave në hiq më pak se 50 sosh. Në përllogaritje të thjeshtë, i bie që secili nga 19 ministrat që drejtojnë resorë të caktuar, hiq dy ministrat pa portofol, të kenë nga tre zv/ministra.

Ky numër është konfirmuar edhe nga burimet e Gazetës Tribuna. Sipas tyre, ditëve në vijim pritet zyrtarizmi i tyre.

E gjithë kjo shtyrje, sipas këtyre burimeve, po bëhet për shkak të presioneve të mëdha nga njerëzit e këtyre dy partive për këto poste. Një ditë më herët shefi i Qeverisë, Isa Mustafa ka reaguar ndaj kritikave që po i bëhen rreth madhësisë së kabinetit qeverisës duke thënë se “edhe pse jemi shtet i vogël, ky shtet duhet të ketë gjymtyrët e tij”. /Telegrafi/


Etiketa:
Arivisti Company