E martë, 10 Shtator 2013
Shkup, 10 shtator – Qeveria e Maqedonisë ka nisur një mbledhje urgjente për të shqyrtuar situatën e krijuar lidhur me embargon dhe ‘luftën’ tregtare me Kosovën.
Nga Qeveria informuan se mbledhja në ora 11.00 është thirrur nga kryeministri Nikolla Gruevski, i cili siç mësohet ka disa opsione për të vendosur lidhur me situatën e krijuar me vendin fqin, pas vendosjes së embargos së plotë nga pala e Kosovës për prodhimet e Maqedonisë si dhe nga ana tjetër, vendosjen e taksës kufitare për shtetasit e Kosovës nga ana e autoriteteve të Shkupit.
Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha theksoi se në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe informata e ministrit të Ekonomisë, Valon Saraqini, pas takimit të djeshëm në Prishtinë më ministrat homolog të Kosovës.
“Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe informata e ministrit Saraqini, se çfarë është diskutuar dhe ka dalur si vlerësim nga takimi në Prishtinë me zëvendëskryeministren dhe ministren e tregtisë dhe industrisë të Kosovës, Mimoza Kusari – Lila”, ka theksuar zëdhënësi Hoxha. Koha
Etiketa: Kosova, Maqedonia