Qeveria hyn në huamarrje për financimin e projekteve të paplanifikuara mirë


E mërkurë, 6 Qershor 2018

Prishtiné – Zyra Kombëtare e Auditimit, për për herë të parë ka nxjerrë një raport auditimi për menaxhimin e borxheve publike. Qeveria në periudhën kohore 2009-2017 ka respektuar të tërësi kufirin e lejuar për marrjen e borxheve publike dhe niveli i borxhit nuk paraqet ndonjë kërcënim për stabilitetin financiar të shtetit.

Borxhi publik është përdorur për financimin e deficitit të buxhetit dhe financimin e projekteve investuese të cilat vlerësohen të jenë me interes kombëtar.

Borxhi ndërkombëtar dhe i brendshëm, ka një trend të rritjes ku në vitin 2009 borxhi i përgjithshëm ishte 6.12 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto, ndërsa në vitin 2017 është rritur në 16.63 për qind.

Derisa cilësia menaxhuese me borxhet publike është vlerësuar shumë e mirë, shqetësuese është aftësia e dobët e organizatave zbatuese të projekteve në shfrytëzimin me kohë të këtyre fondeve. Në mungesë të përgatitjeve të duhura për fillimin e ekzekutimit të projekteve, 295,809,378 euro janë mjete të cilat nuk janë tërhequr/shpenzuar sipas marrëveshjeve të arritura me institucionet financiare ndërkombëtare, edhe pse kanë qenë në dispozicion për t’u përdorur”, thuhet në njoftimin e Zyrës Kombëtare e Auditimit të Kosovës, përcjell Telegrafi.

Etiketa: , ,