Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Qeveria kineze ndalon përdorimin e disa pajisjeve të Apple-it për çështje sigurie kombëtare

Prizren Post | 17:57 - 07.08.2014

Pas raportimeve të fundit, se produktet e Apple-it përbëjnë rrezik për sigurinë, qeveria kineze ka vendosur të ndalojë punonjësit e saj të përdorin pajisjet MacBook dhe iPad të Apple-it. Kompania ka vendosur që të reduktojë varësinë e saj tek harduerët dhe softuerët e krijuar nga kompani të ndryshme ndërkombëtare.

Bloomber raporton se qeveria kineze ka vendosur ndalimin e përdorimit të 10 produkteve të Apple-it, si iPad, iPad Mini, MacBook Air dhe MacBook Pro, nga lista e saj e sigurimit. Kjo do të thotë se punonjësit nuk do të kenë mundësi të blejnë këto produkte. Gazeta citon zyrtarët e qeverisë të cilët kanë lidhje me këtë çështje, dhe kanë shpjeguar se ky vendim vjen pas shqetësimeve të ardhura nga siguria.

Apple i bashkohet një numri të madh firmash, produktet e të cilave nuk mund të blihen më nga zyrtarët kinezë. Në maj, qeveria kineze ndaloi platformën Windows 8 nga lista e saj e sigurisë kombëtare.

Edhe më parë mediat prestigjioze kineze e kanë cilësuar iPhone-in “si një rrezik për sigurinë kombëtare”, për shkak të veçorisë së tij për gjurmimin e vendndodhjes. Shqetësimet e shumta mbi sigurinë kombëtare, dërgojnë një mesazh të qartë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Produktet perëndimore nuk janë të mirëpritura në Kinë. Lajmi mund të rrisë edhe më shumë tensionin digjital ndërmjet Amerikës dhe Kinë


Arivisti Company