E premte, 11 Tetor 2013
Shtresat e ulëta të atmosferës së Jupiterit dhe Saturnit mund të përmbajnë në vetvete elmaze të mëdha, ndërsa në shtresat e sipërme të tyre mund të bien “shira diamanti”, mendojnë astronomët amerikanë.
Për shkak të stuhive të shpeshta në atmosferat e këtyre planetëve, hidrokarburet nën ndikimin e kombinimit të veçantë të temperaturës dhe presionit, shndërrohen në mikrodiamante, të cilat bien në formë “shiu” dhe zhvendosen në drejtim të bërthamës së gjigandëve. Këtu ato shkrijnë dhe shndërrohen në lëng, një pjesë e të cilit kthehet në atmosferë dhe bëhet diamant. Diamantet mund të rriten falë shtimit nga bërthama e planetëve.