Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

QKUK-ja fsheh vendimin për pacienten e gjinekologjisë

Prizren Post | 10:03 - 04.03.2014

Komisioni etiko-profesional i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, qe gati gjashtë muaj nuk e bën publik vendimin e marrë për ankesën e Sali Gajtanit, e cila akuzon Klinikën Gjinekologjike të kësaj qendre për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Hysen Hyseni, kryetar i Komitetit etiko-profesional tek të hënën e ka konfirmuar se ky komision ka konstatuar se në rastin e Gajtanit “nuk ka shkelje profesionale”. Këtë vendim që thotë se është marrë në shtator, ai e kishte mbajtur të fshehur me arsyetimin se nuk ka qenë ai që e ka pritur zonja Gajtani”./Koha Ditore/


Arivisti Company