Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Radhitja pranë sllavomaqedonëve, luks i cili minon bashkimin politik të shumëpritur shqiptar..!!!

Prizren Post | 14:46 - 05.11.2016

Savash VELIU

Savash VELIU

”O njerëz! Mos u mashtroni nga luksi dhe jetesa përrallore e tyre! Shihni biografinë dhe fundin e keq të tyre! Kam dëgjuar disa nga shokët e Profetit a.s të thonë: ”Nga shenjat e Ditës Kiametit është se në tokë do të vijnë sovranë të poshtër, vezirë mashtrues, nëpunës tradhtarë, dijetarë të ligë dhe ekspertë zullumqarë. Unë kam frikë se mund të jetë koha jonë e tillë.”! – Hasan Basri

Në Maqedoni një kohë të gjatë mbretëron klimë e përskequr e përcjellur me krizë të thellë politike plotë jostabilitet që e bënë vendin të futet në një agoni drejtë destabilizimit konfliktuoz të mesjetës së errët, që filloi me tendencën e centralizimit më të madh të pushtetit qendror në Maqedoni nga Pushtetmbajtësit oligarkë.

Ky centralizim si sistem i shkon përshtati vetëm Gruevskit (me satelitët shqiptar të deritanishëm lojalë), i cili me retorikën e tijë etnonacionaliste-religjioze nën ethet e krizës identitare dhe veprimtari antishqiptare, po krijon shtet autokratik. Për fat të keq, Shteti në duart e tyre është shndëruar në pronë të disa oligarkeve në pushtet duke e keqpërdorur funksionet deri në skajshmëri kundër interesave të popullit të raskapitur…

Rrjedhimisht, nëse Maqedonia nuk don ta pësojë fatin e Jugosllavisë titoiste, atëherë ajo patjetër të Ridefinohet. Por pa këto garnitura që e sollën gjendjen në këtë greminë të kollapsit e shkatërrimit. Atë do ta bëjë gjenerata e re, me njerëz të pastër, profesionale, e tubuar rreth parimeve, vlerave dhe interesit kombëtarë.

Për të arritur këtë suksess forcat e reja duhet të ofrojnë vendit stabilitet dhe prosperitet ekonomiko-politik me barazi mbi drejtësi multinacionale e multikulturore para së të thejmë qafën në pakthim.

Nëse urgjentisht nuk merren masa të duhura politike sic është ndryshim i regjimit dhe reformimë i drejtësisë dhe të sigurisë sociale me Ridefinim, atëherë kjo gjendje do të bëhet mjaftë më e rrezikshme!

Për ti ndihmuar kësaj krize në këtë vend në të cilën më së shumti, janë të dëmtuar shqiptarët nuk mjafton të jesh kundër së keqes vmro-bdi duke ndjekur situaten si spektator e ndenjur duar kryq, por duhet kontribuar, në mos me aktivitet drejtëperdrejt por cdo shqiptar më 11 dhjeror duke e votuar opozitën ose Lëvizjen BESA.

Sot në skenën politike maqedone vërehen të jepet përkrahje euforike haptas bashkangjitjes së shqiptarëve në krah të politikës sllavomaqedone pa precedan. Partia e krahut të pushkës si vendosmëri e fundit e saj ndaj opozitës shqiptare, jep betimin e vazhdueshme qorazi për lojalitet të pafund e s’forcuar nga të verbuarit ideo-mitik të shumtë ndaj VMRO-së, gjë që nuk befasoj popullatën shqiptare.

Por është e pakuptimtë dhe e dyshimtë paraqitja e paradigmës paradoksale dhe mikropolitike të disa shqiptareve të hutuar që vetes i japin të drejt t’i bashkangjiten radhëve maqedonase, gjë për të cilën kam dyshim të plotë mbi qëllimin e tyre të sinqert. Kërkesa për rireshtimin e Shqiptarëve rradhëve të Zaevit ose votimi i tij – është eufori pseudopolitike e njerëzve shkurtpamës… sepse, Vetëm skllevërit i shmangen lirisë së vërtetë.

Sejid Kutub thotë për këtë lloj tipesh… “Nëse një padron i përzë, menjëherë vihen në kërkim të një padroni tjetër. Në psikologjinë e tyre, ekziston dhe një shqisë tjetër e gjashtë, ajo e nënshtrimit dhe përuljes”!

Kuptohet se ne duhet të bashkëpunojmë me çdo person të sinqertë, i cili është në shërbim të interesit të përbashkët, pavarsishtë se mund të kemi kundërthënie në disa pikëpamje dhe botkuptime, por natyrisht njeriu si qenie njerëzore është më i afërt me njeriun me të cilin gjenë më tepër gjuhë dhe mendim të përbashkët. Ndoshta edhe afrimi i tyre është në këtë pikpamje ku me siguri kanë gjetur gjuhë dhe interes më të përafërta personale e jo atë të përbashkët (kombëtare).

Tani në këto rrethana bashkëpunimi nuk duhet të jet në këto suaza, por kur kërkon nevoja duhet të bashkëpunojmë mbi partneritet si subjekt politik dhe atë si koalicion me Marrëveshje mbi pikat më jetike si ajo e “Shtetformuesit”! Sa i përket Zaevit mund të them se me të nuk duhet të bashkëpunohetë fare, jo pse unë nuk kam dëshirë të jemi i afërt me të, por pse ai është jo i sinqert në këto rrethana me shqiptarët dhe me çdo njeri, që kundërshton mendimin e tij.

Zaevi për një grup shqiptarësh nuk do të jetë i gatshëm të ndryshoj Platformën Politike të LSDM-së e shkruar nga Kiro Gligorovi dhe e Jetsuar nga Kërste Cërvenkovski mbi shqiptarët, e më pak Kushtetutën e RM-së. Zaevi mund të ofroj premtime mbi shqiptarët të nivelit Prefekterual (Komunal) që ofron disa investime dhe projekte që prek gjitha banorët, dhe asessi ndryshime ligjore apo Kushtetutare që prek interesat politike shqiptare në vend!

… Gjithnjë aty ku ka drejtësi të sinqert nuk ka indiferencë. Regjimi autoritar kërkon njerëz që refuzojnë lirinë dhe përgjegjsinë, dhe do mund mbase të vërtetoni se pse jemi indiferent ndaj njerri tjetrit, edhe kur madje na shpie në greminë.

Prandaj, “Vetëm interesat objektive Kombëtare janë vlerat më të larta idealiste të strukturuara brenda çdo person i cili është ngrit mbi shtyllat e moralit tradicional që gërsheton missioninë e vetëm prej të cilit rezulton përgjegjësi dhe sakrificë që do të vlejnë për t’u çliruar nga pyetja etike për bashkëpërgjegjësinë në zbatimin e politikës për të jetësuar një jetësë praktike e ndritur mbi liri dinjitoze duke mos neglizhuar asnjë punë nga identiteti dhe karakteri i tij!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Arivisti Company