Rama: Basha flet në hava për bllokada imagjinare


E martë, 2 Shtator 2014

Tiranë – Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, i cili akuzoi kryeministrin e vendit se ka bllokuar projektet në kryeqytet, ka marrë përgjigjen e menjëhershme të kreut të qeverisë Edi Rama.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Rama u shpreh se kryebashkiaku me këmbë në tokë lejon dëme jashtë imagjinatës së tij. Nën etiketimin e “kryebashkiakut më kot që ka pasur Tirana”, kreu i qeverisë mohoi akuzat e Bashës, dhe i cilësoi ato si bllokada imagjinare.

“Kryebashkiaku më kot që ka pasur Tirana flet në hava për bllokada imagjinare kurse me këmbë në tokë bën apo lejon dëme jashtë imagjinatës”, shkruan Rama.

Më herët Lulzim Basha deklaroi nga Lapraka, gjatë një inspektimi në shkollën 9-vjeçare “Ahmet Gashi”, se kryeministri Rama ka vendosur një bllokadë ndaj çdo vepre publike nsë kryeqytet./shekulli/

Etiketa: ,