Rama – Berishës: Jemi të gatshëm t’ju dëgjojmë, por shpikje SHQUPI nuk pranojmë


E enjte, 17 Shtator 2015

Tiranë – Në seancën e sotme plenare në Kuvend, pritet të diskutohet ligji nr. 80 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, i kthyer nga presidenti në Parlament për rishqyrtim.

Rama-Berishës: Jemi të gatshëm t’ju dëgjojmë, por shpikje SHQUPI nuk pranojmë

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama, deklaroi se mazhoranca është e vendosur për të ecur para me procesin e dekriminalizimit, edhe nëse opozita do të kundërshtojë projektligjin e qeverisë duke mos u bërë pjesë.

Sipas Ramës, shumica qeverisëse është e gatshme të pranojë propozime të demokratëve, për t’iu bashkangjitur projektligjit, por se nuk mund të pranojë asnjë “shpikje SHQUP-i” siç kryeministri iu referua disa pikave në projektligjin që opozita ka dorëzuar më herët në Kuvend.

Duke e vënë theksin tek zotimi i përbashkët për t’ju referuar ligjit Severino, Rama ka nënvizuar se, qeveria është konsultuar me ekspertë të ardhur enkas nga Italia.

“Është ngritur një komision që nuk ka bërë asgjë dhe në 30 qershor prodhoi vetëm propagandë banale edhe ato herë që u mblodh. Në mes të shtatorit qeveria do të propozojë variantin e saj, e kam thënë dhe nuk është surprizë. Jemi zotuar bashkarish që t’i referohemi ligjit Severino. Jemi konsultuar me ekspertët që kanë ardhur enkas nga Italia. Dhe është po kaq e vërtetë, që ministrja ka qenë e ngarkuar të komunikojë me parafolësin këtu për të ndërtuar një proces që bashkarish çon në një produkt. Unë nuk kam pasur asnjëherë asnjë dyshim, se çfarë ju intereson dhe kush jeni ju, dhe as e kam pritur që ju të pranonit një produkt të përbashkët. Dhe në vend të këtij paraqisni draftet e PD-së jo të komisionit, e drejta juaj. Ku është problemi? Ka një draft të PD-së, ka një nismë të qeverisë të cilës do t’i bashkëngjiten deputetët e shumicës për nismën për ndryshimet e kushtetutës, dhe procesi hyn në rrugën normale të ballafaqimit të dokumenteve. Ne jemi të gatshëm t’ju dëgjojmë. Por shpikje SHQUPI ne nuk pranojmë”, tha kryeministri.

Etiketa: , ,
Të fundit