Rama: Doni të luftoni korrupsionin, gjeni një gjerman


E martë, 23 Shtator 2014

Tiranë – “Nëse doni tamam ndihmë në luftën kundër korrupsionit, duhet të gjeni një gjerman”. Kjo ishte deklarata e kryeministrit të vendit Edi Rama në kuadër të konferencës “Antikorrupsion” që u mbajt sot nga Ministria e Mbrojtjes.

Kreu i qeverisë foli për eksperiencën gjermane si një vend model ku është “e paimagjinueshme që me një bakshish të kapërcesh kontrollin e bashkisë, apo të paguash për të marrë dokumentin hipotekor”.

Etiketa: , ,