Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Rama: JO armëve, besnik ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve

| 22:04 - 15.11.2013

Tiranë, 15 nëntor – Pas një fjalimi të gjatë sqarues lidhur me shkatërrimin e armëve kimike siriane në Shqipëri, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në një operacion të tillë.

“Me besnikëri të plotë ndaj jush dhe Shqipërisë e shqiptarëve, me respektin më të madh, sot po them se Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë operacion”, citon gazeta Panorama fjalët e tij.

Menjëherë pas kësaj qindra protestues që qëndronin para Kryeministrisë kanë shpërthyer në gëzim.


Arivisti Company