Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Rama: PD nxjerr veç llum nga goja

Prizren Post | 18:24 - 04.10.2015

Tiranë – Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën sot, se edhe në raste fatkeqësish si ajo e sotmja në Shkodër ku mbeti i vrarë nënkomisari i FNSH-ve, PD nuk përcjell solidaritet. Ai iu referua akuzave të PD-së për lidhjet e ministrit të Brendshëm me shefin e kufirit në Dhërmi:

“VajmedetPD që dhe ditën e rënies së punonjësit të policisë në krye të detyrës s’të nxjerr goja një fjalë solidariteti po veç llum e për lumë”, shkruan Rama në Facebook.

Pak minuta pas kësaj deklarate, i është kundërpërgjigjur edhe kreu i partisë opozitare Lulzim Berisha, i cili i cilësoi si sulm ndaj opozitës deklaratën e Ramës, ndërsa shtoi se opozita ka qenë e para që u solidarizua me familjen e oficerit, sapo ngjarja ndodhi:

“S’ka gjë më të turpshme të sulmosh opozitën ditën e rënies së oficerit në krye të detyrës. Fakt është që PD dhe unë u solidarizuam të parët me familjen dhe forcat e policisë mbrëmë sapo ngjarja ndodhi. Këtë e bëmë njerëzisht, jo për politike siç e shfrytëzon ky sot. Por kur ngjarja e rëndë ndodhi, kokoshi kishte të tjera halle, kishte hallin e pushtetit ndaj po hidhej e përdridhej në prehrin e Metës, pa dashur t’ia dijë as për rendin, as për oficerin e rënë në krye të detyrës. Tani që i plasin në fytyrë lidhjet kriminale të ministrit të Brendshëm, mbrohet duke sulmuar opozitën me rrena dhe duke keqpërdorur me ligësi perverse, të rënët në krye të detyrës. Marre e turp për këtë Vajmedet kryeministër”, shkruan Basha.


Arivisti Company