Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Rama shpreh mirënjohje për Berishën për çështjen e Kosovës

Prizren Post | 18:36 - 16.04.2014

Tiranë, 16 prill – Ditën e sotme në Kukës u kujtua 15-vjetori i eksodit të kosovarëve drejt Shqipërisë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin krerët e shtetit të dy qeverive shqiptare, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama shprehu një mirënjohje të thellë për presidentët e SHBA-ve, për BE-në, dhe NATO-n. Gjithashtu, Rama vlerësoi roli dhe kontributin e ish-kryeministrit Pandeli Majko dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, në pavarësinë e Kosovës.


Etiketa:
Arivisti Company